Nata bëhet edhe më e frikshme për banorët e Korçës nga rikthimi me intesitet të shpeshtë dhe të lartë I tërmeteve. Vetëm në datën 31 korrik janë regjistruar nga pasditja dhe deri në mbrëmje tre tërmete të forta, I pari me fuqi 4.7 ballë të shkallës Rihter.
Një gjendje paniku e krijuar midis banorëve është sa e pa shmangëshme aq edhe e pa ngushëllim. Mësohet se një pjesë e qytetarëve korçarë kanë vendosur ta kalojnë natën përjashta. Janë kryesisht banorërë të pallateve dhe kateve të larta të tyre që thonë se patën plasaritje dhe çarje të murreve nga tërmeti I rënë në orën 16.21 të së mërkurës. Ata kanë marë batanijet dhe mbulesat duke u vendosur grupe-grupe në lulishtet apo ambjentet publike pranë pallateve.
Nata nuk parashikohet e qetë edhe për atë pjesë të banorëve që do të zgjedhin të flenë në banesat e tyre. Nga ana e drejtuesve të pushtetit lokal ka nisur të vihen në lëvizje shtabet e emergjencave civile për çdo të papritur nga vazhdimi I tërmeteve. Prefekti Dhori Spirollari ka qënë pranë familjeve ku pati dëme nga kjo fatkeqësi natyrore e përsëritur duke I garantuar për masat e mara në përballimin e situatës.