Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e transportimit të lëndëve narkotike me avion. Ish-kryeministri Berisha ka publikuar videon e një qytetari, në rrjetet sociale ku shihet një avion, ndërkohë që shkruan se “avionët e narkoflotës të mafies së drogës vijnë e shkojnë në Kanabistan.”
“Koha e korrjes se mallit filloi! Avionët e narkoflotës të mafies së dorogës vijnë e shkojnë në Kanabistan! Nuk pushojnë! Prodhim i mbarë sezon pune! Shikoni videon e qytetarit dixhital italian nga brigjet e Kavajës! sb “- shkruan Berisha.
Ja postimi i plotë i ish Kryeministrit:
Koha e korrjes së mallit filloi!
Avionët e narkoflotës të mafies së drogës vijnë e shkojnë në Kanabistan! Nuk pushojnë! Prodhim i mbarë sezon pune!
Shikoni videon e qytetarit dixhital italian nga brigjet e Kavajës! sb