BallinaAktualitetFOTO/Kryeministri-Artist-Buldozier!

FOTO/Kryeministri-Artist-Buldozier!

Edi Rama prishjen e Teatrit Kombëtar dhe shfrytëzimin e tokës së tij për interesa ndërtimi, e ka pasur ëndërr dhe plan të vjetër. Rreth 20 vite më parë kur ishte ministër i Kulturës, ai nisi sulmet kundër Teatrit për ti vazhduar edhe si kryebashkiaku më jetë gjatë i Tiranës.

Beteja që po bëjnë sot artistët me Edi Ramën, është e vjetër. Pavarësisht se në kohën e Nanos, Metës, Majkos, e Berishës kryeministra nuk arriti që të realizonte projektin e tij, Rama, e ka pasur gjithmonë të ndezur buldozierin që do të prishte Teatrin. Për t`ja arritur kësaj dite të cilën e konsideron të afërt tani që është edhe kryeministër, edhe ministër Kulture, edhe kryebashkiak i Tiranës, Rama, ka punuar nën rrogoz duke e lënë godinën e Teatrit që të rrënohet vit pas viti, duke mos bërë asnjë investim për restaurimin e saj.

Dhe pikërisht sot, pikërisht i njëjti njeri e quan një gërmadhë pa vlerë, e cila duhet shembur sa më shpejt, sepse janë mbi 200 milion euro të cilat duhen pastruar mu në zemër të kryeqytetit. Nga ana tjetër duke bombarduar me propagandën e tij bajate tashmë, Rama po tenton që ti trajtojë artistët dhe shqiptarët si budallenj, duke u vetë-shitur si mbrojtësi më i madh i kulturës dhe i Teatrit Kombëtarë. Dhe këtë e bën i hipur mbi buldozierin e shkatërrimit. Mbi buldozier për kinematë, stadiumin; në radhë Teatri Kombëtarë, Biblioteka, Muzeu Historik, Akademia e Arteve etj. Makinën e rëndë të shkatërrimit, e ka plot me karburant të mbushur me paratë e korrupsionit dhe të krimit, të cilat duhen pastruar në kulla betoni.

Pikërisht këtë propagandë bajate, këtë tallje të Edi Ramë me çdo mendje të shëndoshë dhe çdo njeri të artit dhe kulturës, ka zgjedhur si tematikë për punën e tij të radhës botuar në Mapo, mjeshtri i karikaturës politikë, Bujar Kapexhiu.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular