Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka nisur pushimet verore të tij.
Ndryshe nga shumica që shkon në bregdet, presidenti Meta ka zgjedhur që pushimet e tij ti nisë në mal.
Që nga dita e djeshme ai ndodhet në zonën e Prevallës në Kosovë, e njohur për malet e gjelbërta dhe ujin e ftohtë dhe të kulluar.
Mëngjesin e sotëm presidenti Meta ka bërë publike një video dhe një shënim bashkëngjitur saj.
Në shënimin e tij, presidenti Meta ka një kunj dhe një pyetje për të gjithë ata që e mbajnë veten për të ‘paanshëm’.
‘Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?’, shkruan Presidenti Ilir Meta në Faceboo’.
Më poshtë shënimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
Mirëmëngjes të dashur miq!
Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?
Ju uroj një fundjavë të mbarë!