Nga Ahmet Prençi
U mbushën 10 vjet që jetët e këtyre heronjëve u ndërprenë në mes nga dora kriminale. Drejtësi nuk u vendos për këtë krim terrorist. Autorit i hiqet burgimi i përjetshëm me 8 shkurt 2019! Për secilin nga dëshmorët “drejtësia” e dënoi kriminelin më të rrezikshëm në vend me nga 6 vjet burg. 23 vjet burg nga vrasja e mëparshme nuk u llogarit fare.
Lëvdimi i asaj çka kemi humbur e bën përkujtimin të shejtë. Ata ranë për ta bërë Atdheun më të mirë, më të sigurtë. Le ti nderojmë me përulje të thellë, të lartësojmë emrin e tyre me respektin e përkujtimin më të madh. Ta bëjmë këtë si shoqëri se qeveria e institucionet nuk kujtohen per këta heronjë që shuan jetët e tyre që ne të konsumojmë siguri në vendin tonë. I përjetshëm kujtimi i Tyre!
Autori eshte ish-drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit