BallinaAktualitetTerror në Këlcyrë në mbrojtje të abuzivizmit e arrogancës qeverisëse

Terror në Këlcyrë në mbrojtje të abuzivizmit e arrogancës qeverisëse

spot_img
spot_img

Nga Tritan Shehu

Ne Kelcyre sot jemi perballe nje operacioni policor terrorizues ndaj banoreve, per t’i bere ata te heshtin per projektin fantazem me vlere miliona Euro e procedurat anti ligjore, qe kerkon te hedhe ne rruge shume familje, gje qe nuk do ta arrijne kurre.
Aktualisht thirret aty ne polici nga drejtuesit e saj Kryetari i deges se PD Z.Luan Malko, per protesten e organizuar diten e shtune kunder shembjes abuzive te dhjetra banesave.
Ishte ajo nje proteste masive, krejt demokratike e paqesore e banoreve kunder ketij akti thellesisht arbitrar, ne kundershtim me te drejtat themeltare te njeriut, aspak transparent, me hije te medha korruptive.
Po keshtu midis te tjereve i behet presion edhe qytetarit Ismet Lile, qe ne menyre shume civile per dite te tera po proteston kunder shembjes se godines se tij, nje godine e ndertuar si te tjerat me leje prekatese shume vite me pare, brenda te gjithe kritereve urbanistike.
Ky dhe bashkeqytetaret e tij, ja kane perplasur te verteten ne sy ne zyre, kryetarit aktual te Bashkise, qe kerkon te shembe shtepite e qytetareve, gje per te cilen eshte shprehur kunder edhe i gjithe Keshilli Bashkiak, duke kerkuar anullimin e atij projekti.
Policia e prokuroria aty duhet te perfshihen jo duke thirrur Kryetarin e PD e banoret, por ideatoret e zbatuesit e ketij projekti te pa ligjeshem, qe i ngjan si dy pika uji atij te Astirit ne Tirane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular