Shteti shqiptar është në momente shumë të vështira. Këtë e tregon edhe fakti që, prej muajsh instituciont shtetërore nuk paguajnë dot as pagat mujore të punonjëseve. Një denoncim i tillë vjen në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha.
“Punonjësve në narkoshtet prej dy muajsh nuk iu japin rrogat!”, shkruan Berisha, ndërsa fton të lexohet edhe mesazhi i punonjësit digjital.
‘Pershendetje Doktor! Te lutem shume dua te bej nje denoncim ,te drejtoria rajonale e autoritetit rrugor shqiptar ka dy muaj pa rroga sepse kane shkarkuar shefen e finances dhe askush smban pergjegjesi per kete situate. Vetm shtet nuk mund te quhet ky. Nese do e beje publike e do e ngrije si problem do ju isha mirnjohes. Vetem anonim nr se na marrin ne qaf keto. Te pershendes’.