Kreu në largim i komisionit evropian, Jean-Claude Juncker, është detyruar që të ndërpresë pushimet e tij për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent, ka deklaruar zyra e tij e shtypit.
“Jean-Claude Juncker u desh të ndërpresë pushimet në Austri për arsye mjekësore. Ai u dërgua përsëri në Luksemburg, ku do t’i nënshtrohet një kolecistektomie urgjente [heqjes kirurgjikale të fshikëzës së tëmthit],”tha zyra e tij, raporton “The Guardian”.
Juncker, 64 vjeç, ish-kryeministër i Luksemburgut, shëndeti i të cilit ka qenë subjekt i spekulimeve të përhapura për vite me radhë, do të tërhiqet si kryetar i komisionit më 31 tetor.
Ai do të zëvendësohet nga konservatorja gjermane Ursula von der Leyen, gruaja e parë që drejton institucionin që propozon ligje të BE-së, politikat e ekonomive të anëtarëve të bllokut dhe negocion marrëveshje tregtare në të gjithë botën.
Juncker njihet si miku i Ramës, ku deklaratat e tij të fundit ishin pro zgjedhjeve më 30 qershor.
Ai njihet gjerësisht si një person që abuzon me alkoolin, duke u prezantuar edhe në takime publike në gjendje të dehur.