BallinaAktualitetVjedhje tjetër nga Rama-Veliaj/ 1,8 milionë € të tjera për rindërtimin e...

Vjedhje tjetër nga Rama-Veliaj/ 1,8 milionë € të tjera për rindërtimin e Sheshit Italia

spot_img
spot_img

Qeveria ka dhënë €1,8 milionë të tjera për rindërtimin e Sheshit Italia, përpara stadiumit të ri kombëtar.

Me parë ajo kishte akorduar rreth €2,8 milionëve për ndërtimin e parkingut nëntokësor të sheshit. pa llogarotur shpenziemt e shpronësimeve kostoja e rindërtimit teë sheshit deri tani ka arritur në mbi €5,5 milionë.

Punimet do të zgjashin 3 muaj dhe parashikojnë shtrimin me pllaka të sheshit dhe një rrugë dykalimshe midis Pallatit të Kongreseve dhe Kolonave.

Punimet do t’i kryejë kompania Salillari, e cila ka fituar tenderin e zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke paraqitur ofertën më të ulët.

Në garë morën pjeseë edhe katër kompani të tjera: Alb-Star (€2,4 milionë); 4A-M & Ed-Konstruksion (€2,2 milionë; Fusha (€2,5 milionë euro) dhe Gjikuria, e cila nuk paraqiti ofertë.

Fillimisht, në sheshin Italia u ndërhy për të ndërtuar parkim nëntokësor, projekt i financiuar nga buxheti i shtetit me €2,8 milionë euro. Punimet po i kryen kompania Alb-Star, e cila ndërton edhe stadiumin e ri kombëtar.

Në fillim të korrikut, Bashkia Tiranë shembi një ndërtesë që ndodhej aty, për të filluar rindërtimin e pjesës sipër të sheshit. Qeveria kishte vendosur, katër muaj pasi e kishte legalizuar një kat shtesë, shpronësimin e asaj ndërtese me rreth 850 mijë euro.

Shembja u bë me nxitim, në arbitraritet dhe dhunë qeveritare. Bizneseve nuk iu dha kohë për të zbrazur ndërtesën. Me shembjen autoritetet dëmtuan materialet e zyrës së një biznesi që kishte marrë mjediset aty me qira.

Kostoja €5,5 milionë euro për rindërtimin e Sheshit Italia është afërsisht sa gjysma e parave që u shpenzuan për rindërtimin e Sheshit Skënderbej.

Në fakt, ajo që nisi si një ndërhyrje për të shtuar kapacitetet e parkingjeve të qytetit do të mbyllet me një kosto të lartë, duke nxitur dyshime për afera korruptive.

Exit.al ka shkruar më parë për tenderat e dyshimtë miliona eurosh për parkingun nëntokësor me kosto totale 2,8 milionë euro në Sheshin Skënderbej.

Në total, vetëm për rindërtimin e 3 shesheve me parking nëntokësor Bashkia Tiranë ka shpenzuar deri më sot mbi 25 milionë euro.

/exit.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular