BallinaAktualitetReagon hoteli “Hilton” në Berlin: Gjonaj kishte mundësi të zgjidhte dhomë më...

Reagon hoteli “Hilton” në Berlin: Gjonaj kishte mundësi të zgjidhte dhomë më të lirë

spot_img
spot_img

Dalin detaje të reja në lidhje me rezervimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani. Portali dosja.al thotë se ka kontaktuar me George George E.V, shefin e rezervimeve në këtë hotel ku ka mësuar se në periudhën kur Gjonaj ka shpenzuar 1900 për të fjetur ka pasur mjaft alternativa.

“Më 6 qershor? E kush dëshiron të qëndrojë në Berlin, të gjithë janë duke marrë rreze në Bullgari, Spanjë apo Greqi. Në atë periudhë kemi pasur shumë alternative, madje edhe dhoma me 250 euro nata. Por gjithçka rezervohet sipas dëshirës së klientit” – u shpreh George.

Në faturën e publikuar shihet se Gjonaj ka fjetur 3 net në hotelin “Hilton” në Berlin, Gjermani dhe ka paguar shifrën e majme prej 1900 eurosh. Dhoma ka qenë standarde.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular