Barcelona ka marrë një fitore spektakolare ndaj Betisit, në “Camp Nou”, me rezultatin 5-2. Skuadra e Ernesto Valverdes, ka arritur të përmbysë rezultatin, me Griezmann protagonist, i cili shënoi 2 gola dhe dhuroi një asist.
Fekir kaloi Betisin në avantazh në minutën e 15-t dhe i dha shumë shpresa skuadrës së tij për një rezultat të mirë.
Por, Griezmann nuk mendoi kështu dhe me dy gola në minutën e 41-t dhe të 50-t përmbysi gjithçka.
Këto ishin golat e parë të francezit në “Camp Nou”.
Perez, Jordi Alba dhe Vidal me një asist të Greizmana, kanë mbyllur llogaritë për katalanasit, të cilët pësuan dhe një gol nga Loren në minutën e 79-të.
Një fitore që kënaq tifozët dhe risjell entuziazmin, pas humbjes nga Atletiko Bilbao javën e kaluar.