BallinaAktualitetVideo/Zjarr në fshatrat e Fierit, i riu publikon pamjet: Shikoni, asnjë zjarrfikëse...

Video/Zjarr në fshatrat e Fierit, i riu publikon pamjet: Shikoni, asnjë zjarrfikëse s’ka ardhur!

Thirrjes për ndihmë të banorëve të një fshati në Fier, që është pushtuar nga zjarret,duket se nuk i është përgjigjuar askush nga strukturat shtetërore. Ish-Kryeministri Sali Berisha, që e ka denoncuar faktin, ka bërë të ditur sot përmes rrjeteve sociale se “zjarri kërcënon banesat në fshatin Gorishivë, Fier dhe zjarrfikësja nuk duket gjëkundi!”.

Berisha ka publikuar mesazhin me video të një qytetari, që denoncon mungesën e ndihmës dhe mbështetjes nga shtetit. I riu dëgjohet tek thotë: “Përshëndetje zoti Doktor. Ka më shumë se 1 orë zjarri në fshatin Gorishivë në Fier dhe zjarrfiksit nuk po duken. Është vend i banueshëm.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular