BallinaKryesoreBasha: Pas çdo propagande të Edi Ramës, fshihet një vjedhje e madhe...

Basha: Pas çdo propagande të Edi Ramës, fshihet një vjedhje e madhe e ndërthurur me 5 oligarke

spot_img
spot_img

Ne vijim te takimit me biznesin ne Uren Vajgurore kreu i PD Basha tha se pas çdo propagande të Edi Ramës, fshihet një vjedhje e madhe e ndërthurur me 5 oligarke.

“Rama ka ndërtuar një sistem ku ka ndërthurur interesat e 5 oligarkëve me rryshfete të majme për vetëm e tij dhe ministrat e tij, se kur i rrotullon prapë se prapë punët aty me njëri-tjetrin i llokoçisn. Ikën Damiani, vjen Belinda, Belinda bashkë me Damianin, bashkë me Afrimin. Nuk ka më qeveri. Kemi një bandë e cila është kapur duke vjedhur. Janë kapur duke vjedhur votat dhe në këtë moment ka prerë lidhjen me popullin. Në momentin që ai e merr pushtetin jo përmes votës ai nuk e ka më frikë qytetarin. Kemi një kryeministër që e ka mendjen të bëjë barcaleta, të tallet, dhe të bëjë paratë e shqiptarëve rrush e kumbulla. Sa herë ta shikoni në ekran duke këputur mufka ose duke bërë truket e veta gjoja me veshje, sa herë që është duke bërë atë, është duke vjehdur diçka të madhe. E ka mendjen që ju ta shikoni se si flet, çfarë vesh, në atë moment ai po bën një vjedhje të madhe. Në atë moment ai i ka dhënë një oligarku një kontratë, ose i ka falur një copë bregdeti, ose një pus nafte, një leje minerare, leje ndërtimi në kundërshtim me ligj duke pastruar paratë e drogës, ose ka devijuar lumin që të grabisë pronat e qytarëve. Çdo moment propagande e Edi Ramës, prapa kësaj fshihet një vjedhje e madhe”- tha kreu i PD, Lulzim Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular