BallinaTe tjera”Toyota” zbulon makinën që do shëtisë astronautët në Hënë

”Toyota” zbulon makinën që do shëtisë astronautët në Hënë

spot_img
spot_img

Japonia po planifikon një shëtitje në hënë në vitin 2029 dhe dëshiron që astronautët e saj të eksplorojnë sipërfaqen hënore me një automjet të ndërtuar nga kompania japoneze Toyota.

Agjencia japoneze për zbulimin e hapësirës ajrore (JAXA) dhe Toyota njoftoi se do të bashkëpunojë në eksplorimin ndërkombëtar të hapësirës, ​​veçanërisht në zhvillimin e një lloji të veçantë automjeti, të quajtur ‘rover’.

“Roverët me presion të lartë do të jenë një element i rëndësishëm për të mbështetur eksplorimin hënor njerëzor, të cilin e parashikojmë do të zhvillohet në vitet 2030”, tha Koichi Wakata, zëvendëspresident i JAXA.

JAXA, shpreson se bashkëpunimi me Toyota do të “krijojë një makinë intelektuale” të nevojshme për eksplorimin ndërkombëtar të hapësirës. Një FCV është një lloj makine elektrike që, në vend që të përdorë një bateri, përdor një qelizë karboni të oksigjenit dhe hidrogjenit të ngjeshur, të cilat reagojnë me njëra-tjetrin për të gjeneruar energji elektrike. “Qelizat e karburantit, të cilat përdorin metoda të pastra të prodhimit të energjisë, lëshojnë vetëm ujë dhe, për shkak të densitetit të lartë të energjisë, ato mund të ofrojnë shumë energji, duke i bërë ato veçanërisht ideale për projektin që po diskutohet me JAXA”, tha Shigeki Terashi, Zëvendëspresident Ekzekutiv në Toyota.

Ai gjithashtu përmendi se teknologjitë e automatizuara të vozitjes së Toyota ishin pjesë e projektit. Megjithëse sasia e karburantit që mund të merret në hënë do të ishte e kufizuar. Toyota, parashikon një makinë me një gjatësi rreth 3.8 metra. ”Kjo është hapësirë ​​e mjaftueshme për dy njerëz,” shprehet JAXA dhe Toyota, ose katër në rast emergjence.

Hëna paraqet disa sfida të veçanta për çdo automjet. Forca e gravitetit është një e gjashta e Tokës, dhe sipërfaqja e hënës është e mbuluar nga krateret, shkëmbinjtë dhe kodrat. Eshtë e ekspozuar ndaj kushteve të rrezatimit dhe temperaturës që janë shumë më të ashpra sesa ato në Tokë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular