Këngëtarja Linda Halimi dhe partneri i saj Davon Edwards, janë bënë prindër për herë të parë. Ky lajm ishte surprizë për të gjithë fansat e saj pasi Linda nuk ka publikuar asnjë foto nga e cila mund të lindnin dyshime për një shtatzëni.
Davon publikoi një foto me vogëlushen e sapolindur në ‘Facebook’, duke shkruar: “Ne jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se vogëlushja jonë e parë erdhi në jetë. Ne kemi rënë në dashuri me të dhe mezi presim ta sjellim në shtëpi së shpejti!
Partnerja ime ka pasur një shtatzëni shumë të shëndetshme dhe lindje të lehtë. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja! Ju dua, djali juaj D, Lindita, Kaimana” shkruan revista Who.
Pas këtij lajmi, Linda dhe partneri i saj kanë publikuar disa foto ku Linda shfaqet me barkun e rrumbullakosur.