BallinaKryesoreA duhet ti bojkotojë PD televizionet antiopozitare?

A duhet ti bojkotojë PD televizionet antiopozitare?

spot_img
spot_img

Në qarkoren e Lulzim Bashës për mediat nuk ka asnjë gjë të re, përpos një thirrjeje me gjysëm zëri për të bojkotuar televizionet që janë vënë në shërbim të Ramës dhe emisionet e gazetarëve të shndërruar në papagaj të tij.

Ti thuash sot opozitarëve apo publikut se kryeministri ka kapur pjesën e luanit të mediave tradicionale, se ai financon në mënyrë okulte pronarë dhe drejtues programesh, se këta së bashku shërbejnë si një makineri propagandistike për të shfokusuar vëmendjen e teleshikuesve, nuk përbën kurrëfarë shpikje. Atë nuk ka shqiptar me sy në ballë që nuk e ka vënë re.

Dilema që rrjedh pas këtij konstatimi është se ç’duhet bërë në një rast të tillë: a duhet opozita të rrefuzojë vazhdimin e bashkëpunimit me to, apo në të kundërt, të shfrytëzojë çdo dritare, për të thënë të vërtetën e saj?

Bojkoti do të ishte njëra rrugë. Ai shkon në koherencë me strategjinë e përgjithshme të djegjes së mandateve dhe mosmarrjes të asnjë përgjegjësie në pushtetin lokal. Në këtë pikë, dalja nga sistemi do të bëhej edhe më e fortë. Denoncimi jo vetëm i Ramës, por edhe i obortarëve oligarko- mediatikë që e rrethojnë do të merrte edhe më shumë peshë. Kjo do ta shtonte edhe më neverinë popullore ndaj një kaste të vogël privilegjndarësish që vetë vendosin, vetë flasin dhe vetë debatojnë. Si strategji, ajo do të bënte më të çmuar zërin e opozitës përmes sharmit të vetvetishëm që të jep mungesa. Njësoj si nën diktaturë, kur forca e thashethemit ishte tejet më depërtuese se të gjitha mjetet e propogandës shtetërore edhe tani, në monizmin rilindas, Facebooku, Twitteri apo Instagrami do të bëheshin platformat e reja të ku do të gëlonin zërat, idetë pse jo dhe memet kundër autoritarizmit të shfrenuar.

Kjo rrugë në asnjë mënyrë nuk përbën një shpikje shqiptare. Edhe në të tjera vende perendimore, lëvizje antisistem kanë zgjedhur të njëtën mënyrë, për tu bërë më të besueshme dhe më atraktive për atë pjesë të popullsisë që ishte indiferente apo skeptike ndaj tyre. Lëvizja 5 yjet në Itali e shndërroi në art këtë lloj komunikimi deri sa mbërriti në pushtet.

Por, ka një ndryshim.

Zakonisht kjo ka qenë një taktikë e ndjekur nga forca të reja, që nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e sistemit, që nuk e kanë kalëruar atë kur kanë pasur mundësi, që nuk kanë ndarë para dhe privilegje me ato media që duan ti bojkotojnë. Në këtë kuptim, opozita shqiptare ka shumë minuse sepse të paktë janë ata që që besojnë tek sinqeriteti i saj në raport me televizionet dhe shtypin. Vërtet sot gjithçka ka degraduar në ditën më të zezë, po a nuk mbylleshin dhe në kohë të PD-së emisione kritike? A nuk hiqeshin nga puna gazetarë me integritet? A nuk qe, në fund të fundit, TV Klani, po i njëjti? A nuk shpërndaheshin miliona euro reklama fiktive, ashtu siç jepen sot koncesione rrugësh, paratë e të cilave përfundojnë në xhepat e pronarëve të mëdhenj mediatikë?

Pra, ende për shumë kënd, denoncimi që opozita po i bën sistemit mediatik, më shumë sesa një dëshirë parimore për një pushtet të katër të denjë për këtë emër, ngjan me xhelozinë e atij që e sheh sheh mantenutën e vet në krahët e armikut.

Dhe këtë imazh nuk e zhbën dot as lëvizja e fortë e djegjes së mandateve dhe as ajo që pasoi, për bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Ato qenë vërtet akte vetësakrifikimi dhe reflektimi por, nga ana tjetër, nuk mund të konsiderohen kurrësesi si çertifikatë pastërtie për gjithçka ka ndodhur në të shkuarën. Për opozitën ato janë vetëm porta në rrugën e gjatë të katharsisit, por asnjëherë fundi i procesit të shndërrimit nga djall në ëngjëll.

Që të bindin për këtë, PD dhe aleatët e saj duhet të japin ende prova. Dhe këtu fati i tyre nuk mund të jetë i njëjtë me atë të partive të singjashme antisistem. Ata jënë të dënuar ta shfrytëzojnë qerthullin e përbaltur mediatik, edhe për të denoncuar kundërshtarët e tyre dhe për të dëshmuar vetëtransformimin pozitiv nëse kanë ndërmend ta kryejnë atë realisht.

Këtu natyrshëm lind një pyetje: Po përse u dashkërka dalë jashtë nga sistemi politik (parlament, bashki) dhe u përligjka mbajtja e njërës këmbë brenda atij mediatik?

Përgjigjja është e thjeshtë: sepse ndryshe nga parlamenti në debatet televizive nuk vendos as forca e kartonit, as shkelja e ligjit por vetëm pesha e argumentit; sepse ndryshe nga zgjedhjet, aty nuk funksionojnë as të fortët, as blerja e votës, por mjafton thjeshtë thënia e së vërtetës.

Një kohë e gjatë eksperience personale në debatet televizive më ka bërë të mbërrij në një konkluzion, se pak rëndësi ka se cili është drejtuesi i emisionit dhe tema e drejtë apo e deformuar që ai zgjedh të drejtojë, aq më pak rëndësi ka nëse ke përballë bashkëbisedues të ndershëm apo të blerë, në mendjen e publikut, mbetet vërtetësia e fakteve dhe sinqeriteti i qëndrimeve. Ato triumfojnë edhe kur janë në minorancë edhe kur janë zëra të vetmuar edhe kur zhurmohen nga mercenarët e pushteteve.

Prandaj opozita sado e margjinalizuar që të ndihet, nuk e ka luksin ta braktisë këtë mundësi. Edhe e nëpërkëmbur ajo duhet të shfaqet në dritaret e mediave në shërbim të qeverisë, jo e nisur nga ëndrra për ti bërë sërish të vetat, por për të thyer mitin se do të ketë vlerë që ti përdorë, nëse vjen në pushtet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular