Kreu i Shtetit Ilir Meta e quan propagandë anti-presidenti mbledhjen e Komisionit Hetimor. Në një status në Facebook, Meta thotë se po spostohet vëmendja për respektimin e dekretit për 13 tetorin. E vetmja zgjidhja thotë Meta janë zgjedhjet.
Ilir Meta: Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!