Policia kineze bëri publike pamjet e operacioni gjatë së cilit u ekzekutua një person që mbante peng një vajzë të re.
Ngjarja u regjistrua në një stacion metroje në qytetin Nanning, ku ndërhyrja e policisë bëri të mundur ekzekutimin e pengmarrësit dhe shpëtimin e vajzës që kërcënohej prej tij.
Pengmarrësi 19 vjeçar, u ekzekutua nga një snajper i policisë që kishte shërbyer prej 19 vjetësh në forcat e antiterrorizmit.
Kapiteni Zeng Hao 42 vjeçar, u shtri në dysheme mes këmbëve të një kolegu dhe me një plumb arriti të eliminonte pengmarrësin brenda ambienteve të mbyllura të metrosë.
Aksioni për shpëtimin e vajzës 18 vjeçare ishte tepër delikat pasi agresori e mbante shumë pranë vetes atë për të mbajtur larg policinë.
Autoritetet bënë me dije se pas shqyrtimit të kamerave të sigurisë u vu re se i dyshuari e zgjodhi rastësisht vajzën që mori peng mes kalimtarëve të shumtë dhe se refuzoi çdo tentativë të policisë për të negociuar./21Media