BallinaKryesoreGovi Reka, këngëtarja e talentuar që po spikat dukshëm në tregun muzikor

Govi Reka, këngëtarja e talentuar që po spikat dukshëm në tregun muzikor

Sot është një talent i muzikës. Në fakt këngën e ka pasur pasion që e vogël, por që, për rrethanat që nuk varen prej saj, u desh që të spikaste disi më vonë, për të shpërthyer dukshëm në tregun muzikor si një këngëtare jo si shumë të tjera që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes videoklipeve, por, përmes zërit të saj të ëmbël, teksteve të shkëlqyera dhe muzikës së këndshme për dëgjuesit, ndjekësit e saj në youtube, CD, dasma etj, po e shijojnë.

Takimi i saj i parë në studion e muzikore të Alban Arifit i dha shtysën për të hyrë furishëm në tregun muzikor e për të mos u ndalur më veç për të ecur para. E në fakt suksesi është evident, ajo tashmë është një këngëtare që vjen për dashamirësit e muzikës me një kolazh këngësh në disa prej tyre me videoklip. Janë te shumte ndjekësit ata që e duan këngëtaren e tyre të dashur në spektakle, apo eventet e tyre familjare pa te cilët nuk do kishte suksesin e arritur.

Ajo quhet Govi Reka. E lindur në Bajram Curri, rrethi Tropojë dhe ardhur në Tiranë që e vogël ku do të ndiqte shkollën dhe do të diplomohej, por dhe shpërthente me talentin e saj fal një vokali fantastik, ose siç thuhej në një nga spektaklet televizive teksa zgjidheshin talentet: E kishte Faktorin X. E kishte faktorin X, jo për të ardhur në Tiranë siç thuhej në spektakël për talentet nga rrethet, por të hyrë direkt në tregun muzikor fal bashkëpunimit me studion e Alban Arifit. Për ata më të cilën bashkëpunon, që e njohin nga afër të thonë që veç pasionit për këngën, Govi Reka kërkon shumë nga vetja dhe bën një punë realisht të madhe për tu prezantuar sa më mirë me përformancën e saj. Karakterizohet nga thjeshtësia e komunikimit një element kyç ky për bashkëpunim që te garanton suksesin fal talentit që ke. Govi Reka që 19 vjeç ka bërë këngën e parë, një bashkëpunim me Sajmir Miskun; “Nuk ka goc pa llogari”, por që iu desh të zgjidhte së pari të mbaronte studimet universitare që më pas të shpërthente fuqishëm në tregun e muzikës siç dhe ka ndodhur realisht.

Për startnews.al, Govi Reka thotë se: -“ U lidha ngushtë shpirtërisht me muzikën që kur fillova të flas. Në shkollën fillore dhe 8- vjeçare në kohën time aktivizohesha me aktivitetet aq sa mundësi me jepeshin. Pas përfundimit të gjimnazit u aktivizova me studion muzikore Global Rekords ku edhe sot prej 14 vitesh vazhdoj të punoj me tekste edhe me çdo gjë që na lidh në fushën e muzikës së bashku me kompozitorin Alban Arifi. Duke qenë se unë kam mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Punë Sociale dhe gjithashtu krijova familje, kohën e kisha pak të kufizuar për të dal Live. Vitet e fundit jam aktivizuar plotësisht me dasma dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit. Për publikun kam sjellë projektin e parë , baladën: “Me mungon” para disa viteve për të pasuar me pas me këngët “Çike Tropoje”, “Lum për ty” , “Për një fjale” dhe gjithashtu baladën aq të dashur për publikun “Pa dashni m’ke lan”.
Çdo këngë ka ardhur në bashkëpunim me kompozitorin Alban Arifi dhe tekstet e mia, krahas këtyre një numër të madh këngësh të dëgjuara të cilat vinin si kërkesë e fansave të mi. Së shpejti për fansat e mi të cilët janë një dashuri shumë e madhe për mua unë do sjell 7 projekte të reja, këngë dasmash, synetli, alegro, qe jam padyshim shume e sigurte qe do pëlqehen. Gjithashtu do sjell tre bashkëpunime me grupin tim muzikore me të cilët punoj gjithmonë dhe i kam të pandashëm nga dasmat dhe aktivitet e shumta. Dua të them që kam një grup muzikor fantastik me të cilët bëjmë atmosferën e duhur dhe atë që presin dashamirësit e muzikës sonë, që çdo njeri ka dëshirë për ditën më të rëndësishme të jetës siç është dita e dasmës. Të gjitha këto projekte do t’i sjell shumë shpejt si shpërblim për dashurinë që fansat e mi të cilët unë i quaj miq te zemrës, me kanë ofruar. Kam kënduar që fëmijë, por për t’u vlerësuar është periudha e 6 viteve të fundit që këndoj pa asnjë shkëputje.

Dua të ritheksoj dhe njëherë,  takimi i parë me studion Global Rekords dhe Alban Arifin i dha start fillimit të mbarë të rrugës time. Faleminderit për interesimin dhe urime dhe startnews.al”.

 

 

  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular