BallinaAktualitet"Një jetë kemi, mos na e nxini", banorët e Laprakës sërish kundër...

“Një jetë kemi, mos na e nxini”, banorët e Laprakës sërish kundër ndotjes nga fabrika

spot_img
spot_img

Banorët e Laprakës në kryeqytet protestuan sërish pasditen e sotme kundër ndotjes që shkaktohet nga fabrika e tullave, e vendosur pranë banesave të tyre.

Në krye të protestës qëndronin fëmijët e tyre me maska. “Një jetë kemi, mos na e nxini” dhe  “Na lini të marrim frymë”, ishin disa prej parrullave të tyre.

Në protestën e dytë për këtë çështje, ata thanë se qëllimisht kishin zgjedhur ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Qëllimisht zgjodhëm datën e shenjtërimit të Nënë Terezës, të bashkohemi për herë të dytë për jetën e këttre fëmijëve, prindërve tanë që po dëmtohet seriozisht nga gazrat që emëton fabrika. Është hera e dytë por nuk do të jetë e fundit nëse nuk arrijmë qëllimin e kësaj kauze, ndalimin një orë e më parë të kësaj veprimtarie vrastare.”

Emocionues ishte dhe fjalimi i këtij të moshuari, paraplegjik, i cili teksa foli rreth rrezikut që po u kanoset banorëve nuk i përmbajti as lotët.

“Jam banor i kësaj lagjeje që në ’93, nuk ka qenë kjo fabrikë. Kam punuar në të dhe e di shumë mirë teknologjinë në të. Është 73 metra oxhak kur duhet të jetë 7 metra.Katër herë është shtruar rruga këtu me lekët tonat për këtë fabrikë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular