Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar Ditën e Verës por ka përcjellë edhe një porosi për ata që shkojnë në ambasadë për t’u intervistuar për vizën. Ambasada këshillon që çantat e mëdha qytetarët e interesuar t’i lënë në shtëpi dhe të mos kenë asgjë në xhepa.
Por për të gjitha pyetjet mund të shkruani në faqen e ambasadës.
POSTIMI
🇦🇱| “Gëzuar Ditën e Verës! Unë dhe Kenny mezi po e presim motin e ngrohtë dhe, si çdo të enjte, unë jam gati për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja rreth vizave. Ja dhe këshilla ime për këtë javë: Kur të vini në Ambasadë për intervistën tuaj për vizë, lërini çantat e mëdha në shtëpi. Ejani vetëm me pasaportën tuaj, formularin e konfirmimit DS-160 dhe formularët e tjerë të kërkuar. Gjithashtu, sigurohuni që të hiqni gjithçka nga xhepat përpara se të hyni në ndërtesë.” #PyetAnën