BallinaKronikeÇfarë po ndodh në Shkodër? Zbarkojnë RENEA, FNSH dhe Shqiponja, arrestojnë...

Çfarë po ndodh në Shkodër? Zbarkojnë RENEA, FNSH dhe Shqiponja, arrestojnë…

Operacion blic në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mesohet se Forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë mbërritur nga Tirana në qytetin e Shkodrës dhe kanë arrestuar 14 persona. Arrestimet janë kryer pasi prej kohesh këta persona ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetaret. Forcat e policisë nga Tirana kanë zbarkuar në Shkodër që në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm duke nisur menjëherë aksionin blic. Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit është 16, por ky numër pritet që të rritet. Forcat e policisë janë shpërndarë në pika të ndryshme në qytet duke bërë edhe arrestimet. Ky aksion vazhdon ende në qytetin e Shkodrës, ndërsa pritet që hetimet të shkojnë edhe me tej. Fajdet janë kthyer ne një shqetësim ne Shkodër ndaj policia e shtetit pas përgjimeve për afro 2 muaj ka goditur duke arrestuar disa prej tyre. Në vazhdim pritet qe policia te japë më shumë detaje rreth këtij operacioni me emrat e të arrestuarve. BW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular