Nga Ina Zhupa
A fshihet Edmond Bego pas kullës më të re në qëndër të Tiranës? A po bën pastrimin e rradhës së parave të pista Veliaj me kullat në Tiranë?
Kulla më e re e Tiranës duket se ka lidhje me Edmond Begon dhe prokuroria ka detyrë ta shtoj këtë në dosjen hetimore që nisur për pastrim parash ndaj Mond Begos.
Me vendimin Nr.09, date 20.06.2018 , Keshilli Kombetare i Territorit ka miratuar lejen e zhvillimit per objektin “Tirana’s Rock” objekt i perzier banim dhe shërbime , 25 kate mbi toke dhe 5 kate nen toke” , me ndërtues shoqeria “ANA” sh.p.k .
Duke ju referuar zonen ku do ndërtohet kulla , deri pak dite me parë (23 shkurt 2019 ) ka ekzistuar një godinë e vjetër e qytetit “Hotel Vjosa” i cili eshte shkatërruar nga Bashkia e Veliajt me arsyetimin se do të ndertohej stacion autobuzi për linjat e qytetit . E verteta është ndryshe, sipas dokumentave të lejes së ndertimit provohet qe kjo hapësire e liruar pas prishes se objektit do të zihet nga ndertmi i kullës “Tirana`s Rock “ 85 metra lartesi . Ky ishte mashtrimi i rradhës i Veliajt për ta boshatisur tokën që kishte planifikuar për kullë.
Po kush është Ana shpk që merr kullë në mes të Tiranës dhe kush është lidhja e administratores dhe pronares së saj me Romario shpk, nën hetim aktualisht për pastrim parash të Edmond Begos?
Ana sh.p.k , është kompani që ushtron aktivitetin në fushen e ndërtimit me administrator dhe pronare 100% znj. Mirela Zeraliu .
Emri i Mirela Zeraliu është i njohur edhe më parë. Ajo ka qënë për një kohë pronare dhe administratore për kompaninë Romario shpk, që prokuroria e heton si kompani që ka bërë pastrimin e parave të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Mond Begos. Të dhënat e prokurorisë jepen dhe në investigimin e bërë nga BIRN, të cilin mund ta lexoni të plotë në këtë link:
https://www.reporter.al/e-treta-e-verteta-akuzat-publike-r…/
Administratorja dhe pronarja e Ana shpk, nuk është as më shumë e as më pak se ish administratorja dhe pronarja e Romario shpk, një firmë që shërben sipas prokurorisë për pastrimin e parave të Mond Begos.
Më poshtë dokumentat dhe skemën e lidhjeve dhe aseteve të Mond Begos