BallinaAktualitetKoalicion PS dhe PD, ja çfarë mendon Sali Berisha

Koalicion PS dhe PD, ja çfarë mendon Sali Berisha

spot_img
spot_img

Sali Berisha është kundër një koalicioni mes PS-së dhe PD-së për të zgjidhur krizën politike. Në emisionin Opinion, ish kryeministri tha se nëse do të bëhej një koalicion kjo do të ishte goditja e mëshirës, për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci por që sot është narko-shtet.

“Në të gjithë vlerësimin tim, një koalicion i tillë do të ishte asgjë tjetër veçse goditja e mëshirës për sistemin shqiptar, sepse nuk mund ta quaj më demokratik. Goditja e mëshirës për ta varrosur përfundimisht atë që deri dje quhej demokraci por që sot është narko-shtet. Një koalicion i tillë do shuante çdo shpresë tek shqiptarët për të marrë rrugën e standardeve rrugën e shtetit ligjor”, tha Berisha.

“Standardet këtu kanë marrë fund. Por problemi është këtu. Opozita nuk mund të bëjë asnjë hap të vetëm ,do të ishte iluzion i tmerrshëm duke parur PS në koalicion, e cila krijoi këtë situatë me qeverisjen e saj. Ajo (PD) ka vetëm një rrugë largimin e saj, me vullnetin politik të shqiptarëve”, theksoi më tej Berisha./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular