Një aksident i rëndë automobilistik me një të vdekur ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Kukës – Krumë.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Toblit. Një kamion me rimorko ka qenë duke udhëtuar, ndërsa me vete ka pasur edhe një eskavator.
Eskavatori ka rrëshqitur dhe ka goditur mjetin tip “Mitsubishi”. Për rrjedhojë, shoferi i “Mitsubishit” H.N ka marrë dëmtime të rënda. Edhe pse ai u dërgua në spital, nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkaq, drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.