Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, pritet të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme. Zyrtari i lartë i BE do të zbresë në Tiranë ditën e martë, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e kreut të KE në Tiranë do të zhvillohet vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, pas Shqipërisë, Donald Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e politikës fqinje në Shkup.