BallinaAktualitetParlament me dy dhoma/Ish-prokurori: Propozimi për ndryshimin total të sistemit politik

Parlament me dy dhoma/Ish-prokurori: Propozimi për ndryshimin total të sistemit politik

spot_img
spot_img

Kriza politike në vend vazhdon prej muajsh. Opozita kërkon ndryshimin e sistemit, ndërsa Edi Rama që është në pushtet, kërkon të vazhdojë njësoj, duke qeverisur me njerëz të inkriminuar dhe të dënuar.

Propozimet për ndryshim të sistemit kanë qenë të ndryshme. Një prej tyre është bërë edhe nga ish-prokurori Gentian Trenova. Me një shënim në Facebook, Trenova propozon që parlamenti të përbëhet nga dy dhoma dhe kryeministri të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, e jo të votohet partia e më pas të dalë kreu i qeverisë.

Më poshtë postimi i plotë i Gentian Trenovës:

Disa sugjerime per ndryshim sistemi.

1. Kryeministri te zgjidhet drejtpërdrejti nga populli. Kryeministri cakton ministrat pa pëlqimin e Parlamentit.

2. Parlamenti te përbehet nga dy dhoma.

3. Dhoma e ulet me 100 deputet te zgjidhet me sistem te pastër proporcional.

4. Dhoma e larte me 21 përfaqësues te zgjidhet me sistem te pastër mazhoritar.

5. Kryetari i dhomës se larte zgjidhet ndërmjet 21 përfaqësuesve.

6. Kryetari i dhomës se larte është edhe President i Republikës.

7. Dhoma e larte përzgjedh gjyqtaret e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës se Larte, Prokurorin e Përgjithshëm, Avokatin e Popullit, Kryetarin e KLSH, Ambasadoret me propozim te Qeverise, drejtuesit e Institucioneve te Pavarura.

8. Dhoma e Larte duhet te japë miratimin për disa nga ligjet e rëndësishme qe bëhen apo ndryshohen nga Dhoma e Ulet.

9. Dhoma e ulet miraton vetëm ligje dhe buxhetin e Qeverise.

10. Kryeministri mund te shkarkohet vetëm me 2/3, e votave te Dhomës se Ulet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular