Nga Abdulla Diku
Rastësisht u ndodha në Bulticë, ngjitur me Sharrën e famshme në Tiranë.
Një zjarr i madh kishte filluar prej 2-3 orësh aty, duke djegur gjithçka.
Përveç disa specialistë pyjesh, askush tjetër nuk po merrej me zjarrin. Zjarrfikësit nuk kishin pajisje për tu futur në zonë dhe kishin hequr dorë.
Edhe banorët, pronat e të cilëve po digjeshin, bënin sehir si unë nga ana tjetër e Erzenit.
Shteti mund të jetë indiferent apo i pamundur në raste të tilla, po banorët që kanë prona aty përse kaq të pa interesuar?!
Dhe dalngadalë fillon e kupton arsyet e kësaj “neglizhence komunitare”.
Nëse banorëve ju merr ujin, ju pret pyjet, ju merr e shfrytëzon burimet natyrore duke i skllavëruar ato, për çfar ju mbetet të luftojnë atëherë?!
Nga ana tjetër përse nuk ka asnjë lloj kontributi nga konçensionarët e PPP-ve fitimet e të cilëve vijnë prej këtyre aseteve?!
Sepse asgjë e tillë nuk pritet nga hajdutët dhe zhvatësit e të mirës publike. Ata majmen e nga ana tjetelër shteti dhe komuniteti varfërohet dhe e mira publike vdes si koncept por edhe si aset.
NASA (National Aeronautics and Space Administration) njofton se 24 orët e fundit në Shqipëri ka patur 60 raste zjarresh!
Një shifër e frikshme për vendin me fondin pyjor më të degraduar në Evropë.
Por sa kohë ne keqmenaxhojmë burimet tona humbim sëpaku trefish; (i) humbim frymën komunitare, (ii) humbim asetet tona publike dhe (iii) mbi gjithçka humbim shpresën se një ditë mund të bëhet më mirë në këtë drejtim!
Këtë e kemi dhuratë nga politika që ushqejmë me vota dhe ajo na e ‘shpërblen’ duke rrënuar vlerat dhe pasuritë tona përmes oligarkëve që ngrysen fukarenj dhe gdhijnë miliarderë.