Një ngjarje e turpshme ka ndodhur me dy efektivë të Policisë Rrugore, ku në përpjekje për të ndaluar dy të rinj, njëri prej policëve i tërheq varësen nga qafa njërit prej të rinjve, duke ia këputur.
Nga video e publikuar, dallohet që policët nuk e kishin nën kontroll situatën dhe mundoheshin të justifikoheshin me arsye të kota, ndërsa i riu i kërkonte llogari, duke e akuzuar policin si fajtor dhe përgjegjës për ngjarjen e ndodhur.
Kjo situatë e krijuar, bëri që mes palëve të kishte një debat, moment i cili u filmua nga të rinjtë, të cilët më pas videon e përcollën në redaksinë e emisionit investigativ Stop.
Qytetari 1-Ore paguaj varësen! I ke këput varësen tani, ore!
Polici-Një minutë ore, një minutë!
Qytetari 1-I ke këput varësen dhe mos e kap ashtu!
Qytetari 2-1 mijë euro bën. Merre! Si i këput varësen tjetrit ti, mo shefi? Ore, mos më hidh lekët e mia ashtu, o shok!
Polici-Ti kush je ti zotëri? E ke kartën?
Qytetari 2-Nuk kam kartë.
Qytetari 1-O bos! Ke pi ndonjë raki ti, që bën kështu, re?
Polici-Nuk pi raki ai.
Qytetari 2-Po ça bëni kështu, mo vlla? A jeni në terezi, mo?
Polici-Po ç’ke mo? Nuk do të iki, ça do iki?!…
Qytetari 1- Mirë pra, merre këtë varësen! Kjo bën 1000 euro. Urdhëro zotëri, paguaje! Paguaje varësen, përndryshe…a ke ndonjë gjë personale ti?
Qytetari 2-Tani mor vlla!
Polici-1 minutë!
Qytetari 2-Urdhëro merre, merre! S’e marr më unë këtë! Ko?!
Polici-O çuna!
Qytetari 1-Po s’e ka për të drejtë ai, që t’i këpusë varësen e huaj.
Polici-Hiqi mor duart, hiqi duart, hiqi duart!
Polici 2-Lëre mor ti, pse e pengon? Po është në krye të detyrës, more!
Qytetari 2-Është në krye të detyrës dhe t’i këpusë varësen?! Ça është kjo, o vëlla?
Polici 1-O shoku! Jam në detyrë të shtetit ore! Jam në detyrë të shtetit.
Qytetari 1-Je në detyrë, por mos e kap atë ashtu!
Polici 2-Uli duart, po të them, ore! Ti more,.. përr,. e përrc, e përrc e përrc…,u bone ti..! Hiqi duart aty, se tttttttt….
Qytetari 1- Merre një çikë Drejtorinë në tel tani!
Qytetari 2-Lëre, se jam tu i bo video o plak, jo jam tu i bo video me rob shpie! Ja ku është edhe ky, edhe ky këtu, ky me syze ja…!
Polici 2-O djali, o djali!
Qytetari 2-Jo o plak, ia çoj unë, ia shpërndaj unë këtë.