Mariglen Haka, një prej dy të plagosurve në Nikël të Fushë Krujës, është shoqëruar për në Spitalin e Traumës në Tiranë nga vëllai i Durim Bamit, emër i njohur për publikun shqiptar,
Ndërkohë edhe vetë i plagosuri, 27 vjeçar, është person me precedentë të mëparshëm penalë. Në qershorin e 2011-ës ai u arrestua nga policia si i akuzuar për vrasjen e Nadien Zenelit, ngjarje e ndodhur në zonën e Bllokut në Tiranë.
Edhe ngjarja e sotme, ku përveç Hakës ka mbetur e plagosur edhe shtetasja Shpresa Basha, dyshohet të ketë ndodhur për të njëjta motive.
Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe është vënë në kërkim të autorëve.