Një tjetër lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë në këto momente në kryeqytet, me magnitudë 4.9 ballë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 2 kilometra nga qyteti i Durrësit dhe 31 kilometra nga Tirana.
Në momentin që u ndje tërmeti, qeveria shqiptare po zhvillonte një mbledhje emergjente, teksa ministrat po raportonin për problematikat e krijuara.
Ka qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, që e ka njoftuar tërmetin, duke thënë se i dridhej edhe zëri.