BallinaAktualitetAksidenti me 4 femra të vdekura/Po shkonin në funeral, njërës prej viktimave...

Aksidenti me 4 femra të vdekura/Po shkonin në funeral, njërës prej viktimave i kishte vdekur burri në Tiranë

spot_img
spot_img

Qyteti i Elbasanit u trondit pasidten e sotme nga një aksident tragjik që ndodhi në Papër, ku katër femra humbën jetën.

Faxweb.al raporton se nga aksidenti humbën jetën Lume Hoxha, 55 vjeçe, Jonida Kotorri, 30 vjeçe, Fatime Hoxha dhe Fetushe Agolli, 68 vjeçe.

Dy të tjerë mbetën të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë ndërsa Faxweb.al mëson se ata janë drejtuesit e dy prej tre mjeteve të përfshira në aksident, përkatësisht Oltion Shehi dhe Xhimi Shehi ky i fundit shoferi i mjetit tip “Seat”.

Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se viktimat po shkonin në një funeral, pasi Fatime Hoxhës, i kishte vdekur burri në Tiranë. Fetushja dhe Fatimja ishin kunata, ndërkohë që Fatushja dhe Jonida Kotorri ishin mbesë dhe teze. Ndërkaq i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti Jonida Kotorrit, Gëzim Kotorri, drejtuesi i mjetit.

Informacion paraprak
Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K., mjeti me drejtues shtetasin O.Sh. dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(M.Q/Faxweb.al)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular