Juventusi mposhti mbrëmjen e sotme Brescian në transfertë me shifrat 1-2, në takimin e vlefshëm për javën e pestë të Serie A.
Ekipi i Sarrit mori 3 pikët, por sërish me përmbysje, ashtu si ndaj Veronës ditën e shtunë.
Sfida filloi keq për bardhezinjtë, teksa që në minutën e katërt, një goditje shumë e fortë e Donarumës, nuk u ndalua dot nga portieri Schezni dhe vendasit kaluan në avantazh.
Minutat më pas, Juvja rriti menjëherë dozën e sulmeve, dhe dukej se goli ishte në “ajër”.
Por, barazimi erdhi vetëm në minutën e 40-të, ku në një goditje këndi, ishte Chancellor që shtyu topin në portën e tij.
Në pjesën e dytë, në një goditje dënimi në minutën e 63-të, Miralem Pjanic goditi fort me të djathtën, dhe shënoi të dytin për ekipin e tij, duke kompletuar përmbysjen.
Deri në fund nuk pati më gola, dhe Juventusi shkon në kuotën e 13 pikëve, një më shumë se Interi, dhe momentalisht merr vendin e parë ndaj zikaltërve me një pikë më shumë, që takimin e tyre e luajnë nesër ndaj Lazios.