Krahas larmishmërisë se informacionit që gjenerohet në rrjetet sociale, qëndrimi pa orar i përdorimit të rrjeteve sociale ka një ndikim jo dhe aq pozitiv sidomos te fëmijët.
Një gjë të tillë e pranon dhe psikologia, Adelina Pjetra, e cila bën përgjegjëse prindërit.
Adelina Pjetra: Ka efekte të shumta negative. Fëmijët zhyten në rrjete sociale sepse nuk kanë një komunikim të shëndetshëm me prindërit e tyre, ndihen të vetmuar, nuk pyeten për nevojat e tyre dhe psikologjike.
Hapësira kohore e përdorimit të rrjeteve sociale shpesh i kalon limitet duke i kthyer fëmijët në vartës dhe pëlqyes të një game të gjerë fotosh e videosh.
Për Ora News, prindërit e pranojnë që fëmijet e tyre kanë varësi ndaj rrjeteve sociale.
“Përgjegjësi kanë prindërit që në moshë parashkollore i mësojnë me celularë.”
“Shumë herë prindërit për të qenë të lirë ata vetë u japin telefonin.”
“Jo vetëm fëmijët e mi, por të gjithë në telefon.”
“Duhet të edukohenprindërit njëherë dhe pastaj të edukojnë dhe fëmijët.”
Psikologët sugjerojnë që prindërit duhet të bëjnë një axhendë për fëmijët e tyre, ku në rrjetet sociale ti lënë vetëm 1 herë në javë për vetëm 2 orë.