BallinaOP EDMarko Kepi-Ose pesha kombëtare e një vote në New York!

Marko Kepi-Ose pesha kombëtare e një vote në New York!

spot_img
spot_img

Nga Pranvera Vatoci

Sot u zyrtarizua kandidatura e shqiptarit te njohur ne New York, mikut tim Marko Kepi per ne parlamentin e shtetit me te rendesishem te SHBA-ve.

Te flasesh per kete njeri dhe vlerat e tij eshte e tepert…por dua te ndalem pertej nje apeli per te gjithe shqiptaret kudo jane sidomos per komunitetin e Staten Island te New Yorkut. Sot atje nuk po kandidon vetem nje shqiptar patriot i cili me voten tuaj do te zere karrigen e nje greku ne parlamentin e N.Y…!

Po kandidon njeriu qe drejtoi “Rrenjet shqiptare”ne USA dhe qe me iniciativen e tij prej vitesh mbush rruget e Manhatanit me qindra shqiptare qe parakalojne te mbuluar me simbolet tona nacionale.

Po kandidon nje mik i Presidentit Donald Trump…Ndoshta nje vote e juaja te dashur bashkeatdhetare do te jete e nje rendesie te veçante jo per karrieren e Markos por per vete kombin tone dhe proklamimin zyrtar te aspiratave tona ne kryeqendren e Globit.

Ju bej me dije se ne zonen ku Marko sot zyrtarizoi kandidaturen ka nje komunitet prej mbi 36.500 shqiptare.

Do te mjaftonin vetem keta bashkatedhetare qe Marko Kepi te ulej ne Parlamentin e N.Y.C. Une besoj te Marko siç besoj te atdhetaria e nacionalizmi i shendoshe i shqiptareve atje.Eshte rast unik per ne si komb ku nje vote ne nje shtet tjeter ka peshe kaq te rende.Nje vote per Marko Kepin dijeni se eshte virtyt,bese e krenari Kombetare!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular