Një 35-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Lushnje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm (1 tetor) në lagjen “Gafurr Muço”.
“viktima është Besnik Hida, i cili është vrarë në katin e dytë të një lokali, teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit”.
Hida u qëllua dy herë më breshëri kallashnikovi, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë autori ka qenë i maskuar dhe është larguar me shpejtësi me makinë nëpër rrugicat e lagjes.
Hida është një biznesmen në fushën e grumbullimit të makinave të përdorura.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.
Besnik Hida i shpëtoi një atentati
Më herët Hida i ka shpëtuar një atentati me eksploziv. 35-vjeçari e kishte parkuar makinën para banesës, por nga shpërthimi i tritolit nuk pati dëmë në njërëz, por vetëm materiale.
Ja çfarë thotë policia për vrasjen e sotme
Njoftimi i plotë policisë për ngjarjen:
Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.
Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.
Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.