BallinaKronikeFOTO+VIDEO/Po pinte kafen e mëngjesit i vetëm, si u vra me breshëri...

FOTO+VIDEO/Po pinte kafen e mëngjesit i vetëm, si u vra me breshëri plumbash biznesmeni

Publikohen pamjet nga vendi i ngjarjes ku mbeti vrarë 35-vjeçari Besnik Hida sot në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:15 në lagjen “Skënder Libohova”, teksa Hida ndodhej në një lokal.

Gazetari Julian Kasapi raporton për ‘BalkanWeb’ se 35-vjeçari, pronar i një pike grumbullimi makinash, ishte ulur në lokal i vetëm në katin e dytë, kur një person i është afruar dhe ka hapur zjarr me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend.

Pak pas krimit, autori është larguar me makinë, ku e priste një tjetër person. Aktualisht policia ka ngritur postblloqe, ndërsa po vijon punën për kapjen e autorëve të ngjarjes.

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular