Në një dalje për shtyp nga selia e LSI-së, Monika Kryemadhi ka falënderuar qytetarët për protestën e sotme.
Kryetarja e LSI e quajti protestën e sotme si më të madhen në historinë e pluralizmit.
Në protestën e organizuar shpreh mirënjohje pafund, për mijëra të pafundme qytetarë shqiptarë që marshuan në rrugët e turanës për të protestuar ndaj kapjes së shtetit dhe të keqës më të madhe që ka uzurpuar.
Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij, vendim të pakthyeshëm për të refuzuar deri në fund që të qeveriset nga Edi Rama.
Sot qytetarët bënë protestën më të madhe se kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin lirinë e tyre me asnjë çmim ndaj kujdo. Ky është vendimi qëqytetarët kanë marrë.
Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe në çdo ditë, tashmë rruga jonë nuk ka ktheim pas do të qeverisim indinjatën e qytetarëve shqiptarë, në akt politik’, u shpreh Kryemadhi.
Deklarata e plotë e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:
Në emër të LSI-së dhe në emër të të gjithë atyre mbështetësve që ishin sot në protestën e organizuar, shpreh mirënjohje pafund për mijëra qytetarë shqiptarë që vërshuan sot në rrugët e Tiranës, me bindjen dhe me dëshirën për të protestuar ndaj kapjes së shtetit, për të protestuar ndaj të keqes më të madhe, e cila ka uzurpuar jetën dhe shpresën e shqiptarëve.
Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, pushtetit kriminal dhe pushtetit të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij, vendim të pakthyeshëm për të refuzuar deri në fund që të qeveriset nga armiku i vetëm i tij, që është Edi Rama.
Sot qytetarët e Shqipërisë, por më shumë qytetarët e Tiranës bënë protestën më të madhe të pluralizmit në vend. Bënë protestën më të madhe që është parë në Shqipërinë më të rrudhur, sepse ata tashmë kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin dot lirinë e tyre me asnjë çmim ndaj kujtdo.
Rruga tashmë është e nisur për të ndryshuar demokracinë në Shqipëri dhe lirinë e njerëzve në Shqipëri. Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë. Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe në çdo ditë zemërimin edhe indinjatën e qytetarëve kundër qeverisë të krimit, kundër narko-shtetit të Edi Ramës.
Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas. Tashmë ne do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë, për të përmbushur një akt patriotik, që është integrimi i Shqipërisë në BE. Flamuri i Shqipërisë dhe zemra e qytetarëve do të jenë simbolet e Shqipërisë, që do ta çlirojnë atë nga krimi, nga korrupsioni, nga kapja e shtetit dhe nga varfëria. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë, për ëndrrën e tyre europiane, kjo pengesë e cila ka emrin e Edi Ramës. Ata kanë marrë në dorë sot fatet e tyre dhe çdo sakrificë për Shqipërinë do të jetë shumë e vogël përballë sfidës që kanë shqiptarët për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre, shtëpinë e fëmijëve të tyre.
Çdo qytet dhe çdo cep i Shqipërisë, sot i bën qytetarët e saj më të fortë, më të bindur që rruga e tyre nuk ka më kthim pas. Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në Bashkimin Europian sepse e vetmja gjë që shpëton Shqipërinë nga kapja e krimit, nga largimi njëherë e përgjithmonë i kriminelëve dhe grabitësve, jo vetëm të shpresës, por edhe të xhepave të shqiptarëve, është integrimi europian. Dhe për ta arritur këtë gjë duhet që të iki një orë e më përpara i vetmi njeri që mban peng Shqipërinë dhe shqiptarët, që mban peng ëndrrat e shqiptarëve, që mban peng shpresën e të rinjve shqiptarë, i cili është Edi Rama me sektin e tij kriminal.
Sot ai mori një shuplakë. Loja tashmë do të hyjë prej vërteti. Loja ka filluar të luhet fort sepse ka vetëm një rrugë, e cila u krijon shqiptarëve mundësinë e vetme. Mundësinë e vetme për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë ë fëmijëve të tyre, në shtëpinë e familjeve të tyre. Faleminderit!