Nga Arjan Llanaj
Të sigurt dhe besimplotë për marrjen e përgjegjësive për ta nxjerr vendin nga kriza më e thellë politike dhe ekonomike të zhytur nga rilindja!
Duke diskutuar edhe pas mbledhjes së kryesisë së degës PD Mallakastër për hallet dhe probleme që shqetëson çdo mallakastriotë sot…
– Punonjësit e rafinerisë prej ditësh protestojnë pasi nuk punohet në uzinë për mospasje të lëndës së parë për përpunim, mosderdhje të sigurimeve shoqërore prej disa muajsh, mashtrim për moszbatimin e statusit të naftëtarit dhe pagesat e prapambetura të premtuara nga Edi Rama.
– Në arsim gjendja eshtë alarmante për shkak të largimit të fëmijëve jasht vendit, në qytet mbyllen katër klasa të para, në fshatin Mollaj mbyllet shkolla dhe fëmijët e arsimit fillor shkojnë në shkollën e Rromsit, shkolla 9 vjeçare Greshicë kalon në vartësi të shkollës “5 Shkurti” dhe çdo shkollë ka numër të ulët të nxënësve.
– Në Mallakastër është krijuar një situatë e pasigurt për të nesërmen që vjen nga ekonomia e dobët dhe arroganca e drejtuesve në çdo nivel të administratës të cilët ushtrojnë presion duke larguar nga puna njerëz profesionistë dhe zëvendësohen me militantë partiakë.
Qeveria në agoni e Edi Ramës duhet të largohet sa më parë për ti hapur vendit rrugën e zhvillimit i cili ka bërë hapa pas në këto vite të rilindjes….
Autori eshte kryetar i deges se PD, Mallakaster