BallinaRajoniAnalisti Enver Robelli: Rama s'mund të bëjë politikë ndaj Kosovës me kosovarë...

Analisti Enver Robelli: Rama s’mund të bëjë politikë ndaj Kosovës me kosovarë privat

spot_img
spot_img

Analisti Enver Robelli kritikoi të bërin politikë të kryeministrit Rama për Kosovën.

Në një lidhje skype në edicionin e lajmeve në RTV Ora, Robelli tha se Rama nuk mund të bëjë politikë për Kosovën nga Tirana me kosovarë privat.

Enver RobelliU bë pjesë e lojërave politike, gaboi rëndë për shkak se nuk mund të bëhet politikë nga Tirana. Një kryeministër nuk mund të bëjë politikë ndaj Kosovës me kosovarë privat, të cilët ai i njeh në rrethana jo formale, e para. E dyta, Rama duhet të këtë shumë kujdes sepse asnjë politikan të Kosovës nuk mund ta ofendojë. Ai është autori i përrallës, që Albin Kurti na qenka edhe Enver edhe Hoxhë edhe komunist edhe islamist. Asnjëra nuk është Albin Kurti. Nuk ja ka organizuar Albin Kurti protestat studentore në Tiranë Edi Ramës, sic ai me traumat e tij e akuzonte. Për këto gjëra Rama duhet të mendojë mirë.

Sipas analistit Robelli, Albin Kurti duhet të jetë një partner i mirë i Tiranës, por jo të vrapojë pas Edi Ramës.

Enver RobelliRaportet personale nuk duhet të vendosen mbi ato institucionale. Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë politikanët i kanë zhvendosur në kafe. Diskutojnë një punë, hajde shihemi në Durrës. Diskutojnë një punë tjetër  po shihemi sot në Prizren. Jo, duhet të ketë një kornizë institucionale ku duhet të diskutohen gjërat. Në këtë drejtim Albin Kurti duhet të jetë një partner i mirë i Tiranës, por duhet të jetë i barabartë. Ai nuk duhet të vrapojë pas Edi Ramës vetëm për tu fotografuar me të. Siç nuk duhet të bëjë asnjë politikan i Shqipërisë që të vijë në Kosovë për poza patriotike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular