Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka publikuar disa pamje të efektivëve të policisë të cilit ishin fshehur në minaren e Xhamisë së Madhe, dhe ku shkrepën foto nga protesta e opozitës.
Statusi i plotë ne FB i Tritan Shehut:
Çfaqja edhe gjatë protestës së djeshme në Minarenë e Xhamisë e “hijeve të errëta”, me instrumenta së paku vazhgimi, kërkon një sqarim publik.
Vërtet këtë herë nuk u panë përsëri grupe të tëra të forcave të rendit mbi Xhami me pajisje speciale, por përsëri….
Institucionet e kultit janë të pa prekeshme e shumë të respektuara, edhe prej pozicionit të tyre mbi të gjithë.
Kjo nuk duhet cënuar në asnjë mënyrë.
Përgjegjesit duhet të reagojnë!