Nga Dritan Kaba
Tao tao ngaqë i gënjeu për këstin e dytë, që do i jepte relatorve, i mbajti për hallet e veta. Tani ka filluar të gënjejë me titra të porositura.
Bën deklarata të rreme në emër të Komisionit të Venecias.
Hall i madh e ka zënë Taon. Me të madh se me Griseldën apo me Toyota Yaris. Kësaj radhe do ketë ‘furinë’ e liderit global.
U betua për të nder të hashashit, kokainës dhe PPP-ve, që do sillte një raport nga Venecia si ferman për Sulltanin.
Kujtoi se në Venecia kishte Artën, Dvoranin apo Donikën.
Turpi më i madh është se u përpoq të ndryshonte nëpërmjet zhakëve edhe deklaratën e parë të komisionit të Venecias, e cila u korrigjua nga vetë anëtarët e komisionit.
Tao tani është për gjynah.
Kur ta marrë vesh Edi që kërkoi falje para komisionit të Venecias, tamam si një delinkuent, ashtu siç është.
Ky është dështimi i parë i Deep State në Shqipëri!
Kjo është beteja e parë e madhe e fituar ndaj se keqes rilindase.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë popujt e Ballkanit që vuajnë nën autokracinë lindore.