Një 16-vjeçare shqiptare e quajtur Lila Mile është shpallur e humbur në Fasano të Italisë tre ditë më parë.
Që prej datës 10 tetor askush nuk ka marrë më vesh gjë për të. Ajo u zhduk pa lënë gjurmë rreth orës 12 të mesditës për të mos u kthyer më kurrë.
Vajza ka marrë me vetë vetëm pasaportën dhe është larguar. Tejet të shqetësuar familjarët kanë kërkua ndihmën e policisë italiane dhe sipas informacioneve që disponojnë, vajza është akoma ne territorin italian.
Vajza është parë për herë të fundit në stacionin e Fasanos, e veshur me këmishë të kuqe, pantallona të shkurtra të bardha dhe këpucë të zeza.
Babai dhe vëllai i saj janë tejet të shqetësuar për vajzën. Ky i fundit kishte zbuluar disa mesazhe të Lilës me një djalë shqiptar në Snapchat, me të cilin ajo kishte disa muaj që bisedonte.