BallinaOP EDTë mbrosh publikisht vrasësin e 8000 burrave, je duke bërë...

Të mbrosh publikisht vrasësin e 8000 burrave, je duke bërë…

Nga Erl Kodra

E vështirë të bësh një përkufizim shterrues për shkrimtarin. Megjithatë, ndërgjegja e njeriut ka evoluar pikërisht nën ndikimin e fortë që kanë patur autorët e gjithpranuar. Unë nuk e di se çfarë mund të ishte njerzimi pa Homerin, Danten, Shekspirin, Balzakun, Gëten, Hygoin, Fitzgerald, Allan Poe, Uitman, William Butler e dhjetra autorë të tjerë. Pa këta humanistë të mëdhenj bota do të ishte një vend i pabanueshëm për rracën njerëzore.

E bëra këtë hyrje për të kuptuar disa parametra që duhet të përmbushen; para së gjithash si kushte të panegociueshme, se të shkruarit përveçse aftësi, është më shumë, domethënë ka edhe një parametër tjetër që lidhet me të qenit njeri i mirë ose njeri i keq. Është e pamundur të shkruash letërsi të mirë, ndërkohë që glorifikon vrasës të njerëzimit. Kjo vlen edhe për mjeshtra ekscentrikë si nobelisti i fundit Peter Handke.

Më lejoni të bëj një abstragim, sepse në këto rrethana më lejohet, pavarësisht se nuk kam lexuar ndonjë vepër të Handke.

Imagjinoni poetin dhe shkrimtarin Peter, teksa shkruan për situata sublime të personazheve të tij, me një stil mjeshtëror në Alpet Austriake. Disa qindra kilometra më larg, një ushtri mizore masakron 8000 burra në Srebrenica. Peter sapo ka shkruar vargun e fundit të njërës nga poemat e tij. Në Srebrenica shembet përtokë burri i tetëmijtë.

Peter Handke mund të jetë gjithçka, por nuk mund të jetë nga rraca e shkrimtarëve të njëmendtë.

Ka diçka mizore me sjelljen e Akademisë Suedeze. Në të vërtetë është një qasje origjinale për të qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Sot Akademia ka reaguar duke u mbrojtur me argumentin se “ne kemi vlerësuar vetëm kritere letrare, jo politike”. Bravo!

Kjo do të thotë, sipas Akademisë Suedeze, se të mbrosh publikisht vrasësin e 8000 burrave, ashtu siç ka bërë Peter Handke me kanibalin Sllobodan Millosheviç je duke bërë politikë? Kështu?!

Së këtejmi lind pyetja: Kaq e vështirë është të kuptosh se, pavarësisht nga vlerat e Peter-it si autor, në momentin që do t’i akordohet ky çmim, bota do të neveritet nga fakti se bash ky njeri nderon vrasësin e pashembullt të boshnjakve dhe shqiptarve? Pastaj vjen edhe pyetja tjetër, e papërballueshme;

Pse ky “poet i madh”, që Akademia Suedeze e nderon me Çmimin Nobel, qëndron përkrah një përbindëshi të neveritshëm si Sllobodan Millosheviç edhe ditën e varrimit të tij? A mos ndoshta po frymëzohej nga vepra e këtij “politikani” varresh masive? Vështirë të rrokësh llogjikën humane në vendimin e Akademisë Suedeze!

Analiza e arsyetimit suedez kërcet rëndshëm. Diçka e çuditshme ndodhë me këtë vend, ku Akademia nderon një autor që adhuron djallin. Ka politikanë kontravers, gazetarë kontravers, ka edhe shkrimtarë kontravers. Tani kemi edhe Akademi kontraverse.

Sikur të isha në vend të fituesve të mëparshëm të Nobel-it, unë do të dorëzoja pa hezitim atë Çmim të çnderuar nga një Akademi kontraverse.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular