Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi, ka vendosur mos ta grumbullojë Thomas Strakoshën për dy sfidat e para kundër Turqisë dhe Andorës, ndeshje të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.
Kjo pasi portieri, i cili aktualisht aktivizohet tek ekipi italian i Lazios, nuk ka arritur të jetë korrekt me orarin e grumbullimit të Kombëtares.
Strakosha ishte i angazhuar me Lazion në sfidën kundër Parmës dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes është nisur drejtë Tiranës, por trafiku e bëri të pamundur të arrinte në kohë.
Gardiani ka kërkuar ndjesë nëpërmjet një telefonate por Panuçi i mbeti “besnik” rregullit të tij duke mos e grumbulluar.
Në këtë mënyrë vendin e titullarit pritet ta marrë Etrit Berisha.