BallinaSportHumbi avionin, Panuçi nuk grumbullon Strakoshën për dy sfidat e Kombëtares

Humbi avionin, Panuçi nuk grumbullon Strakoshën për dy sfidat e Kombëtares

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi, ka vendosur mos ta grumbullojë Thomas Strakoshën për dy sfidat e para kundër Turqisë dhe Andorës, ndeshje të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.

Kjo pasi portieri, i cili aktualisht aktivizohet tek ekipi italian i Lazios, nuk ka arritur të jetë korrekt me orarin e grumbullimit të Kombëtares.

Strakosha ishte i angazhuar me Lazion në sfidën kundër Parmës dhe menjëherë pas përfundimit të ndeshjes është nisur drejtë Tiranës, por trafiku e bëri të pamundur të arrinte në kohë.

Gardiani ka kërkuar ndjesë nëpërmjet një telefonate por Panuçi i mbeti “besnik” rregullit të tij duke mos e grumbulluar.

Në këtë mënyrë vendin e titullarit pritet ta marrë Etrit Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular