BallinaOP EDVjedhja e Kepit të Rodonit dhe sulmet e Qeverisë kundër françeskanëve

Vjedhja e Kepit të Rodonit dhe sulmet e Qeverisë kundër françeskanëve

spot_img
spot_img

Nga Ilir Nikolla

Dy gjëra tronditën sot ndërgjegjen e çdo shqiptari. Një njoftim i thjeshtë për kremtimet e nesërme të Provincës Françeskane të Shqipërisë, në përvjetorin e ditëlindjes së At Gjergj Fishtës, kujtonte për turp të shoqërisë e shtetit tonë anti-religjioz se sivjet është 800-vjetori i pranisë së misionit françeskan në Shqipëri. Përvjetori kujton takimin e Shën Françeskut me sulltan Al-Malik al Kamil në vitin 1219 dhe marrjen e lejes për shtrirjen e Misionit në provincat e pushtuara nga islamikët. Ajo prani aq e lavdishme, aq e shëndetshme shoqërisht e aq e vyer kombëtarisht po lihet të kremtohet si një ngjarje e mirëfilltë fetare, me mesha të dioqezave, por as me prani shtetërore e as me dukje mediatike.

Përkundrazi, në këtë 800-vjetor, urdhri françeskan u vu në qendër të sulmeve mediatike, pse paskësh zënë një rrugë që të çon në Kepin e Rodonit. E bash sot i doli tymi sulmit ndaj françeskanëve dhe zbuloi notën e dytë akute të ditës.

Shteti ynë, që për ekzistencën e vet i detyrohet aq shumë kontributit të françeskanëve, veçanërisht në dy shekujt e fundit, shpalli sot se e ka dhënë Kepin e Rodonit me koncesion dhe françeskanët dhe investimet e tyre duhet të hapin krahun. Më tej opozita dhe opinioni publik bënë sqarimin se qeveria kishte bërë zgjedhjen e saj për Kepin e Rodonit dhe ajo – si shpesh këto kohë – kishte rënë mbi krimin e organizuar.

Gjërat janë të qarta: brenda ditës, kemi zgjedhur njëkohësisht turpin dhe mosmirënjohjen.

Deri në fund të vitit, Presidenti i Republikës ka mundësi të korrigjojë diçka nga qëndrimi mosmirënjohës i pushtetit tonë dhe të dekorojë provincën françeskane me urdhrin më të lartë kombëtar, siç e meriton aktiviteti i tyre nën kredon legjendare “për fe e atme”. Më tej, reagimi qytetar është zgjidhja e vetme për të ndalur që prania françeskane në Kepin e Rodonit, e dokumentuar që në vitin 1248, të tjetërsohet në favor të krimit të organizuar.

72841158_409780089952613_5132972151967580160_n.jpg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular