BallinaAktualitetS'e kanë me Balliun, po si të ndalojnë protestat! Pse s'hetojnë, kush...

S’e kanë me Balliun, po si të ndalojnë protestat! Pse s’hetojnë, kush do t’i vidhte 40 mln eurot tek Unaza e Re?!

spot_img
spot_img

Ish-deputeti Klevis Balliu ka pasur sot gjyqin  e radhës në Gjykatën e Apelit, pasi është akuzuar për pjsëmarrje në protesta të paligjshme tek Unaza e Re.

Balliu ka reaguar me forcë pas vendimit të Apelit, që ia ka rrëzuar ankimimin se këtu nuk bëhet fjalë për një individ, por se këtu po dhunohet e drejta e protestës, e drejtë e njeriut për të protestuar.

“Si nuk qenka njoftuar Policia, kur më ka kthyer mua përgjigje?!- ngriti pyetjen Balliu. –  Si m’i kërkon mua gjykata këto dokumente?

Pra, Policia, derisa më ka kthyer përgjigje,  qenka njoftuar! Arsyeja e vërtetë nuk është individuale tek Klevis Balliu, por është bërë rrugë që të pengohet që të mos protestohet.

Agim Kajmaku ku është, pse nuk paraqitet në gjykata, pse nuk arrestohet, të futet në burg?!

Saimir Tahirit ia kthejnë burgun me “detyrim paraqitje”. Pse nuk ia kthejnë banorëve që nuk paguajnë dritat me “detyrim paraqitjeje”, por i fusin në burg që të vrasin veten?!

Sot Shqipëria është një narkoshtet që nuk ekziston ligji.

Unë njoftimin e kam bërë me kamerat e SYRI TV, nxirrini.

Qytetarët enden nëpër gjyqe, kurse ata i mbyllin gjyqet me telefonata. Kullat e oligarkëve rriten çdo ditë dhe asnjë nuk mban përgjegjësi.

Vendimi është për të hequr të drejtën për të protestuar, që është e drejtë e njeriut, e drejta e tubimit.

Ne do të vazhdojmë protestën tonë, por duhet të jemi të qartë. Kjo nuk është e drejtë e një individi, është e të gjithëve.

Duhet ta mendojmë së bashku si do të përballemi më këtë narko-pushtet.,

Ata që vodhën tek Unaza, 40 milionë euro, asnjë prej atyre nuk është hetuar, as e dimë kush janë.

Vidh këtu e vidh aty e pastaj s’kanë para të paguajnë pensionet, të paguajnë rrogat.

Të bashkohemi sepse Edi Rama është kërcënim.’

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular