Të shtëna me armë zjarri janë shënuar te mbikalimi i Shkozetit në Durrës këtë të premte. Për pasojë, u plagosën 3 të tjerë. Ndër tre të plagosurit është edhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve, që ndodheshin në dy automjete të ndryshme. Dyshohet se dy makina në lëvizje janë përfshirë në ngjarje. Nga mjetet, është qëlluar me armë zjarri. Një prej mjeteve nga ku është qëlluar është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vendngjarje, ndërsa tjetri është larguar.
Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhen e asaj çfarë ka ndodhur.