Trupi i pajetë i një vajzë është gjetur paraditen e sotme në Durrës. Viktima është e moshës 25-30 vjeç.
Burime nga policia thanë se ngjarja është evidentuar pranë zonës që njihet si ‘Pista Kosova’.
Policia kufitare e ka nxjerrë trupin e pajetë në breg,
Ende nuk dihet identiteti i vajzës së mbytur, ndërsa trupi po dërgohet në morg.
Policia e Durrësit/ Informacion paraprak
Më datë? 03.11.2019, në lagjen nr 13 Plazh-Durrës, është gjetur e mbytur në det, një shtetase e moshës afërsisht 25-30 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.